BERLIN – Carles Puigdemont arrestohet nga policia gjermane në kufij me Danimarkën

BERLIN, 25 mars /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, që është nën një mandat arresti europian të lëshuar nga Spanja, u arrestua sot nga policia gjermane në kufij, ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë nga Danimarka, sipas burimeve policore.

“Kreu indipendentist u ndalua sot në orën 11:19 (09:19 GMT) nga policia rrugore e Schleswig-Holstein”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Ky arrestim ishte shpallur më herët nga zëdhënësja e partisë së Puigdemont./G.S

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.