ART – Venusi i Botticelli-t fsheh detajet anatomike të jetës!

FIRENCE, 25 mars /ATSH-ANSA/ – Në pikturën e famshme të Botticelli, “Nascita di Venere” (Lindja e Venusit), është fshehur një mushkëri. Skica, detajet anatomike madje edhe ngjyra e organit janë riprodhuar në mantelin që mbahet nga duart e Florës, perëndia e pranverës e shfaqur duke u përpjekur të mbulojë Venusin që po mbërrin në ishullin e Qipros.

E frymëzur nga filozofia neo-paltonike që sundonte në atë kohë në oborrine e familjes Medici, ky simbol përfaqëson kremtimin alegorik të ciklit të jetës të gjeneruar nga frymëmarrja hyjnore. Kjo hipotezë shfaqet në studimin e publikuar nga revista shkencore “Acta Biomedica” nga Davide Lazzeri, kirurg plastik i klinikës “Villa Salaria” në Romë, që prej shumë kohësh është fokusuar në studimin e mjeskësië në art.

“Bëhet fjalë për një interpretim personal dhe spekulativ, por është në të njëjtën linjë me një studim të mëparshëm mbi një tjetër kryevepër të Botticelli-t, ‘La Primavera’ (Pranvera), ku studiuesit Blech dhe Doliner kishin individualizurar skicën e dy mushkërive që krijohej nga gjelbërimi pas figurës qendrore të Venusit”, shpjegon Lazzeri.

Tek ‘Lindja e Venusit’, që ruhet në “Galleria degli Uffizi” në Firence, Botticelli ka pikturuar vetëm mushkërinë e djathtë. Ngjyra e kuqe e mbyllur e mantelit të kujton atë të marenkimës së mushkërive, ndërsa përthyerja e çuditshme e mantelit, për shkak të erës pak më sipër dorës së majtë të Florës, të kujton zgavrën nga ku kalojnë bronket, enët e gjakut dhe nervat.

“Por është e mundur të ketë edhe një tjetër shpjegim simbologjik të lidhur me mushkërinë. Ky organ, në fakt, mund të kujtojë vdekjen për shkak të turberkulozit të muzës së re të Botticelli-t, fisniken fiorentine, Simonetta Cattaneo Vespucci, që ka shërbyer për frymëzimin e vetë fytyrës së Venusit”, shton Lazzeri./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.