UASHINGTON – SHBA ndalon shërbimin ushtarak për transgjinorët

UASHINGTON, 24 mars /ATSH-DPA/ –  Shtëpia e Bardhë njoftoi dje një politikë të re që ndalonte shërbimin e transgjinorëve në ushtrinë amerikane.

“Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar memorandumin e tij të mëparshëm mbi shërbimin e transgjinorëve në ushtri, në favor të një politike të re të zhvilluar nëpërmjet një studimi të gjerë nga zyrtarët e lartë ushtarak dhe civilë, duke përfshirë veteranët e luftës”, sipas një deklarate për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

“Ndër të tjera, politikat e përcaktuara nga Deparatamenti i Mbrojtjes pohojnë se transgjinorët me diagnozën e disforisë (të pakënaqësisë gjinore) – dhe që sipas politikave shtetërore mund të kërkojnë trajtim të konsiderueshëm mjekësor duke përfshirë medikamente dhe ndërhyrje kirurgjikale – përjashtohen nga shërbimi ushtarak, përveç disa rrethanave të caktuara”, sipas deklaratës.

Vendimi u mor pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe shefja e Sigurisë së Brendshme, Kirsten Nielsen, arritën në përfundimin  se këta persona paraqisnin një rrezik të madh për efektivitetin dhe forcën goditëse ushtarake”.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.