SPORT – Ibrahimoviç largohet përfundimisht nga Manchester United

ANKARA, 24 mars /ATSH-AA/ – Futbollisti suedez, Zllatan Ibrahimoviç ndërpreu përfundimisht kontratën me Manchester United dhe shprehu falënderimet për mbështetësit e tij.

Futbollisti 36-vjeçar u dha lamtumirën admiruesve të tij në Twitter duke theksuar se “edhe gjërat e bukura e kanë një fund dhe pas dy sezoneve të shkëlqyera ka ardhur koha për t’u larguar nga Manchester United”.

”Shpreh falenderimet e mia për klubin, tizofët, ekipin, trajnerin dhe punonjësit e klubit të cilët kanë ndarë këtë pjesë në karrierën time”, theksoi ai.

Ibrahimoviç, i cili në sezonin e parë ishte golashënues më i mirë i skuadrës duke shënuar 28 gola, këtë sezon ka luajtur vetëm 187 minuta për shkak të një dëmtimi.

Ai pritet që të vazhdojë karierën me skuadrën amerikane Los Angeles Galaxy./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.