Rehabilitimi i kanaleve kulluese, impuls prodhimit bujqësor

Rehabilitimi i kanaleve kulluese, impuls prodhimit bujqësor

Rehabilitimi i kanaleve kulluese, impuls prodhimit bujqësorhttps://ata.gov.al/2018/03/24/rehabilitimi-i-kanaleve-kulluese-impuls-prodhimit-bujqesor/Kjo ka lehtësuar situatën e përmbytjeve, por edhe ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50% e gjithë territorit të Bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 24.03.2018

FIER, 24 Mars/ATSH-Maela Marini/.- Rehabilitimi i kanalit kullues në Vreshtas të Fierit do të tjetërsojë tërësisht kullimin e tokave përreth dhe do të sigurojë një prodhim më të frytshëm e cilësor bujqësor.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi nënvizon punën që po bëhet nga kjo bashki për rehabilitimin e kanaleve kulluese.

“Kemi kohë që kemi nisur punën edhe në Vreshtas. Një kanal që do të tjetërsojë tërësisht kullimin e tokave përreth dhe do të sigurojë një prodhim më të frytshëm e cilësor”, shkruan Subashi.

Në vetëm dy vite (2016-2018) që Bashkia Fier ka marrë në juridiksionin e vet gjithë sistemin e kullimit dhe vaditjes, sot vjen me një rekord ndërhyrjesh.

Në total gjatë kësaj periudhe janë rehabilituar 338 044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25 578 ha tokë bujqësore.

Kjo ka lehtësuar situatën e përmbytjeve, por edhe ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50% e gjithë territorit të Bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.