OSLO- Norvegjia mbetet në listën e tarifave të SHBA-së

STOKHOLM, 23 mars /ATSH-DPA/ –  Norvegjia është njoftuar se vendi nuk është përjashtuar nga tarifat e reja të SHBA-së për çelikun dhe aluminin, deklaroi sot Ministria e Jashtme norvegjeze.

“Ne do ta ndjekim këtë çështje me autoritetet amerikane në Uashington dhe Oslo”, u shpreh ministrja e Jashtme,  Ine Eriksen Soreide gjatë një deklarate.

“Norvegjia pret të trajtohet në mënyrë të barabartë, ndërkohë që eksportet norvegjeze nuk paraqesin një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne do t’ia përcjellim këtë  SHBA-së në mënyrë të qartë”, shtoi ajo.

Sipas agjencisë së lajmeve NTB, vetëm 0,2% e  çelikut dhe aluminit të Norvegjisë eksportohet në SHBA.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.