BERLIN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer deklaroi se kishte për qellim të kundërshtonte polarizimin shoqëror duke u fokusuar në sigurinë dhe në një politikë strikte të migracionit.
Seehofer tha sot në parlament se do të ecte me hapa të shpejtë për të prezantuar iniciativa që synonin kompensimin e ndarjes dhe polarizimit, të cilën ai e përshkroi si “përshpejtues të grimcave ideologjike”.
Gjithashtu, ministri i Brendshëm Seehofer deklaroi se do të merrte masa më të ashpra kundër kriminalitetit dhe ekstremizmit.
Ai konfirmoi mbështetjen e tij për një përdorim më të gjerë të mbikqyrjes teknologjike të videove, njohja e fytyrës dhe kontrolle më të rrepta në kufijtë gjermanë.//a.i/