FOKUS – Pa një maxhorancë absolute, Parlamenti italian zgjedh presidentët

300

ROMË, 23 mars /ATSH-AFP/ – Dy dhomat e Parlamentit italian, privuar nga maxhoranca absolute pas zgjedhjeve të 4 marsit, u mblodhën sot për të nisur zgjedhjen e presidentit të tyre në kuadër të përpjekjeve të para politike në sfondin e pasigurive rreth qeverisë së ardhshme.

Pas zgjedhjeve, që i kthyen partitë antisistem apo të ekstremit të djathtë në maxhoritare, dy kampet pretendojnë të qeverisin, koalicioni i djathtë/ekstremi i djathtë, në krye me 37% të votave dhe Lëvizja Pesë Yjet (M5S, antisistem), partia e parë në vend me 33%.

Senatorët janë thirrur në orën lokale 10:30 (9:30 GMT) dhe deputetët në orën 11:00 (10:00 GMT), por për të shmangur rrezikimin e shpejtë të kartave të tyre disa partive u është kërkuar të votojnë bardhë gjatë turit të parë.

Pra, me marrëveshje paksa hipotetike që prej fazës së parë, presidenti i Senatit pritet të zgjidhet nesër dhe ai i Dhomës së deputetëve mund të zgjidhet javën e ardhshme.

Edhe pse mbetet një numër i vogël për t’u plotësuar, koalicioni i djathtë numëron 260 deputetë dhe Lëvizja Pesë Yjet (M5S) 229 deputetë, ndërkohë që maxhoranca absolute e Dhomës së Ulët është 316 deputetë.

Në senat, ku maxhoranca absolute është 161 vende duke përfshirë senatorët e përjetshëm, koalicioni i djathtë ka 135 vende dhe M5S 112 vende.

“Zgjedhjet e 4 marsit sollën një Parlament të përbërë nga minorancat”, theksoi e përditshmja italiane “Corriere della Sera” duke shtuar se forcat politike do të kenë nevojë për një nënshtrim politik për të dalë nga bllokimi.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella pritet të fillojë bisedimet në fillim të prillit, ndërkohë që qeveria në ikje e Paolo Gentilonit do të menaxhojë punët aktuale./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.