SHBA – Mattis: Salmane të rifillojë urgjentisht përpjekjet për paqe në Jemen

205

UASHINGTON, 22 mars /ATSH-AFP/ – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis i kërkoi sot pricnit trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane që të rifillojë urgjentisht përpjekiet për të arritur një zgjidhje paqësore për luftën civile në Jemen.

“Arabia Saudite është pjesë e zgjidhjes”, theksoi Mattis ndërkohë që priste sot në Pentagon njeriun e fortë të eksportuesit të parë botëror të naftës.

“Emërimi i një të dërguari të ri special të OKB-së në Jemen është rasti për të arritur më shpejt një zgjidhje politike për të rregulluar këtë konflikt”, njoftoi Mattis, duke iu referuar emërimit në mes të shkurtit të britanikut, Martin Griffiths si të dërgur të veçantë të Kombeve të Bashkuara për Jemenin, ndërmjetësi i tretë që ngarkohet me këtë konflikt në shtatë vite.

“Riadi mbështet qeverinë që njihet nga Kombet e Bashkuara dhe ne do ta përfundojmë këtë luftë dhe pik. Do ta mbyllim me kushte në favor të popullit jemenit, por gjithashtu edhe për sigurinë e të gjitha vendeve të gadishullit arabik”, shtoi shefi i Pentagonit./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.