Parashikimi i motit, e enjte 22 Mars 2018

TIRANE, 22 Mars /ATSH/ -Moti gjatë ditës së sotme parashikohet me vranësira të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në Alpe, Verilindje si dhe gjithë zonën e Veriut do të ketë  reshje të dendura dëbore të cilat zbresin deri në kuota të ulta 50 metër.

Në malësitë e Lindjes dhe Juglindjes do të ketë  reshje të dendura dëbore kryesisht mbi 800 metër por në mesditë dhe pasdite deri në kuota 300-400 metër. Reshjet e dëborës hera- herës do të jenë edhe në formën e stuhisë së dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-28 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare. Deti do të jetë i forcës 5-6 me lartësi dallge 2.5-4.3 metër.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës me shikimin 100m-15km

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore               4°/13°C

Vendet e ulta              7°/17°C

Vendet bregdetare      10°/15°C   /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.