Pacolli: Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Europë pa viza

TIRANË, 22 Mars/ATSH/- Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar sot zëvendëspresidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk, ku në qendër të diskutimit të tyre ishte lëvizja e lirë e shtetasve kosovarë drejtë në vendet e BE.

Me anë të një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli shkruan se Parlamenti Evropian do të bëj gjithçka për heqjen sa më shpejtë të regjimit të vizave me Kosovën.

“Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza.”KosovaPress/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.