Miliarderi turk dhuron 200 mijë paund për fondacionin e Princit Charles

TIRANË, 22 Mars/ATSH/- 200 mijë paund është shuma që ka paguar miliarderi turk, Cem Uzan, vetëm që ai dhe bashkëshortja e tij të qëndronin pranë Princit Charles, në darkën e qershorit të vitit 2000, në inaugurimin  e Fondacionit të ngritur nga vetë Princi për promovimin e arkitekturës dhe dizajnit.

Menjëherë pas darkës, fotot e miliarderit me Princ Charles u publikuan në të gjitha mediat e huaja./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.