Mbillen 50 mijë ullinj në Vlorë, Klosi: Më mikpritëse për turistët  

TIRANË, 22 Mars /ATSH- I. Vata/ – “Me kryetarin e bashkisë Dritan Leli mbjellim fidanët e rinj në ish-vendin e grumbullimit të inerteve për 25 vite, pohoi sot nga Vlora, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Në një prononcim për mediat, Ministri Klosi tha se jemi në Vlorë në një nga aksionet më domethënës në kuadër të aksionit “të mbjellim 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020”.

Më tej, Klosi tha se “për të gjithë skeptikët e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në 2020, ja një shembull i thjeshtë i mbjelljes së 1 milion e 500 mijë pemëve nga kompania Statkraft”.

“Sot vazhdojmë në Vlorë. Mbjellim 50 mijë rrënjë ullinj në kodrat e qytetit”, tha ai.

Në vijim, Klosi tha se “aksioni i Bashkisë së Vlorës është realitet, një aksion për t’u përshëndetur. Janë plotë 50 mijë fidanë që nuk do të mbillet në zona të pa banuara, por do ndahen shtëpive të  qytetarëve në zonave informale për të patur mundësi jo vetëm të mbjellin pemë dhe të jenë të bukura, por të jenë pemë të cilat prodhojnë mirëqënie”.

“Ajo që është e rëndësishme është se pemët do të jenë të matrikulluara dhe prodhimet do të shkojnë drejtëpërdrejtë për familjet . Ne kemi mbjellë disa dhjetëra mijë pemë në qytetin e Vlorës. Mendoj se ky aksion do ti shërbejë Vlorës turistikë, pasi një Vlorë e gjelbër është më mikpritëse për mijëra turistë që pritet të vijnë gjatë këtij sezoni. Ne do të vazhdojmë me këtë ritëm me të gjithë bashkitë e vendit për të kapur objektivin tonë “20 milionë e 200 mijë pemë, deri në vitin 2020”, tha Klosi.

Ndërsa Kryetari i Bshkisë së  Vlorë, Dritan Leli në një prononcim për mediat tha se ky është një nga aksionet më të rëndësishme në rang kombëtar dhe i shpreh mirënjohjen ministrit Klosi për mbështetjen që i ka dhënë këtij aksioni të madh të mbjelljes së ullinjve, në të cilin do të shpërndahen në kodrat e Vlorë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.