Mbi 20 mijë kontrata të reja uji në pak muaj

226

“Dita Botërore e Ujit”, MIE dhe GIZ konferencë në Durrës: Ligjshmëria në konsumin e ujit sjell investimet

TIRANE, 22 Mars /ATSH/- Përmirësimi i shërbimeve ne furnizimin me ujit dhe kanalizimet të orientuara drejt performancës së konsumatorëve, ishin kryefjalë e konferencës që u zhvillua sot në Durrës, nga ministria e Infrastrukturës e Energjisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e muajve të fundit, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati gjeti rastin të falënderojë qytetarët për përgjigjen pozitive që i kanë dhënë deri më tani aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në furnizimin me ujë të pijshëm.

“Kemi një rezultat që janë mbi 20 mijë kontrata të reja të formalizuara ç’ka në kontekstin e përgjithshëm është një shifër shumë domethënëse”, u shpreh Bonati.

 Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis institucioneve që punojnë në sektorin e ujit me synimin për të përmirësuar shërbimet e furnizimit me ujë dhe të ujërave të ndotura, por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara për t’u përballur me sfidat e sektorit.

 Qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale përgatisin një paketë të plotë dhe në mbështetje të standardeve evropiane, të ketë një financim më të madh me investime dhe miremenaxhim. Nga ana tjetër, konsumatorët të bëjnë pagesat e tyre sikurse parashikohet me ligj pasi në fund fare kontributet e tyre përkthehen në investime”, u shpreh zv.ministri .

Duke qenë një ndër shqetësimet kryesore të ardhura gjatë takimeve me komunitetin, në këtë mandat qeverisës, furnizimi me ujë është një prej pesë prioriteteve thelbësore. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.