Dasmë në pranverë, veshjet perfekte për të ftuarat

824

TIRANË, 22 Mars/ATSH/.- Kur ju vijnë ftesat e dasmës filloni të mendoni si do të visheni për të qenë të përsosura. Do të duket e pamundur, por ju mjaftojnë vetëm disa hapa të thjeshtë për të shmangur gabimet dhe për t’u ndjerë plotësisht e qetë.

Gjetja e veshjes së duhur nuk është aq e vështirë: duhen marrë në konsideratë dy detaje të rëndësishme. E para është që të shqyrtojmë vendndodhjen (ose temën e ceremonisë).
Në fshat, në qytet, në mbrëmje: çdo situatë kërkon disa truke të vogla, si një fustan i gjatë dhe i çmuar ose një palë taka të rehatshme për të mos ju ngecur taka në bar gjatë aperitivit.

Pika e dytë është sigurisht stili personal, ndoshta më i rëndësishmi dhe më i vështirë për për tu interpretuar. Për këtë ne kemi zgjedhur 6 raste për të cilat kemi rikrijuar sa më shumë kombinime që me siguri do të provohet të jenë të suksesshme në qoftë se ju do të jeni në gjendje t’i interpretoni ato në mënyrën që ju identifikon më së shumti.
Lëreni mënjanë çdo hezitim dhe bëhuni gati për t’u përballur me çdo ceremoni me veshjen ideale.

Romantike me ngjyrat pastel

Veshja e një romantikeje ngjyroset me rozë. Frutulla, stampime me lule, dantella e aplikacione në këpucë, të cilat janë me takë të mesme.

CHIC me një fund të ngushtë

Femërore dhe pak një divë e vogël: pantallona të gjera dhe këmishë, këpucë të hapura dhe syze dielli maxi. Një kombinim i gjithanshëm, sepse është i përshtatshëm për shumë lloje të ceremonive.

Për një martesë në fshat

Kur një martesë është në fshat është këpuca që luan një rol themelor. Që mos tu ngelet taka në livadhe, zgjidhni këpucë të sheshta ose me takë ortopedike dhe disa detaje lulesh (të cilat kurrë nuk janë jashtë diskutimit).

RETRO-STYLE me pikat polka dhe kapelë

Këto pika polka na bën të mendojmë për Julia Roberts në Pretty Woman. Për këtë arsye, një jumpsuit me polka, e kemi kombinuar me një rreth të vogël që menjëherë e bën një martesë mbretërore.

Mbrëmje, dritë jeshile për fustanet e gjata

Kur festimet fillojnë në perëndim të diellit, rrugë të lirë fustaneve të gjatë dhe aksesorëve shkëlqyes. Ari, argjendi, disa bizhuteri dhe efekti i qilimit të kuq është arritur. Mbani mend: kurrë me të bardha!

EASY me pantallona dhe ballerina

Ju nuk jeni të dashuruara pas takave dhe fustaneve shumë të ekzagjeruar? Zgjidhni pantallona, një bluzë dhe një këpucë të sheshtë.

/Grazia/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.