POLONI – Varshava e vendosur për qëndrimet e saj për reformën në drejtësi

270

VARSHAVË, 21 mars /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë polake, Jacek Czaputowicz rikonfirmoi sot të drejtën e vendit të tij për reformimin e drejtësisë ashtu siç ai synonte duke shprehur keqardhje për kërkesën nga Bashkimi Europian për një procedurë të pazakontë që mund të çojë në sanksione.

Jacek Czaputowicz, i cili prezantoi para Parlamentit deklaratën e tij të përgjithshme për politikën e jashtme të Varshavës, konfirmoi gjithashtu se përgjigja polake për rekomandimet e Brukselit, publikuar një ditë më parë, nuk njoftonte ndryshime të dukshme të reformave të diskutuara.

Ekzekutivi europian aktivizoi në fund të muajit dhjetor fazën paraprake të nenit 7 të traktatit të BE-së që mund të çojë teorikisht në pezullimin e të drejtave të votimit të vendit në BE.

“Ne mbrojmë të drejtat tona për të drejtuar reformat e sistemit gjyqësor konform pritshmërive të polakëve”, theksoi ai.

“Këto reforma nuk frenojnë parimet e shtetit demokratit të së drejtës, por i riforcojnë ato”, theksoi ministri.

“Shteti i së drejtës është për ne një vlerë e çmuar (…) megjithatë i trembemi faktit se kriteret e paqendrueshme mund të çojnë në një kufizim arbitrar të të drejtave të vendeve anëtare”, theksoi ministri duke shtuar se procedura e deficitit të tepruar tregon se ky lloj instrumenti nuk aplikohet domosdoshmërisht në të gjitha vendet./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.