Vendi vakant në Kushtetuese, 20 kandidatë në garë

TIRANË, 20 Mars/ATSH/.- Pas shpalljes së vendit vakant për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës 20 kandidatë.

Përmes faqes zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë publikoi listën me emrat e kandidatëve që kanë shprehur interesin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese:

Anila Kristani
Arta Vorpsi
Besnik Muçi
Çlirim Gjata
Dashamir Kore
Dedë Kasneci
Denar Biba
Elsa Toska
Gëzim Allaraj
Ilir Kadiu
Ilir Panda
Irena Nino
Kostandin Kazanxhi
Kristaq Traja
Rexhep Bekteshi
Sinan Tafaj
Sokol Hasani
Shpresa Beçaj
Theodhor Sollaku
Valbona Bala

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.