Vathët, modelet më të bukura për pranverën 2018

TIRANË, 20 Mars/ATSH/ – Koleksionet e bizhuterive janë të pasura me krijime të mrekullueshme, që nisin nga vathët e vegjël dhe të thjeshtë deri tek ato të gjatë dhe madhështorë, nga argjendi deri tek diamnatet, por pa harruar edhe vathët klasikë me perla apo rrathë të modeleve të ndryshme.

Por sot një vëmendje të veçantë do ti kushtojmë vathëve të gjatë, që janë edhe tendenca e pranverës 2018.

Komunikojnë personalitet dhe karakter, i ndryshojnë pamjen kombinimeve tuaja të preferuara, ndoshta tashmë të propozuara pa pushim dhe zbukurojnë efektin e përgjithshëm: vathët që ne propozojmë janë me materiale të ndryshme, forma dhe ngjyra, në varësi të rastit që ju do të duhet ti përdorni ato. Emëruesi i tyre i përbashkët: dimensioni i madh dhe stili i lartë!

Janë vathët spila të markës së momentit ‘chandelier’ ata që kujtojnë linjat e viteve ’70 dhe shumë modele të tjera … Ju vetëm duhet të shfletoni galerinë dhe të shkoni për pazar!

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.