STOKHOLM – Ministrja e Drejtësisë jep dorëheqjen përpara një votëbesimi

STOKHOLM, 20 mars /ATSH-DPA/ – Ministrja norvegjeze e Drejtësisë, Silvi Listhaug dha sot dorëheqjen, përpara një votëbesimi që e kishte vendosur qeverinë e pakicës të qendrës së djathtë në një  situatë kërcënuese.

Silvi Listhaug tha se ajo nuk mund të lejonte që Partia e saj e Progresit të humbiste ndikimin dhe pushtetin pas largimit të saj .

Gjithashtu, Listhaug deklaroi se ajo kishte dhënë dorëheqjen në mënyrë vullnetare.

Listhaug e Partisë populiste të Progresit, e krahut të djathtë, është kritikuar mbi një postim në Facebook më 9 mars, në të cilin ajo shkruan se Partia Laburiste e opozitës ishte më e interesuar në mbrojtjen e të drejtave të terroristëve sesa në sigurinë e Norvegjisë.

Referenca ndaj Partisë Laburiste është konsideruar e diskutueshme në kuadër të sulmit të vitit 2011 në një kamp të rinjsh të Partisë Laburiste, duke shkaktuar vdekjen e 69 personave.

Sulmuesi ishte Anders Behring Breivik, një ekstremist norvegjez i krahut të djathtë.

Listhaug i kërkoi falje të enjten parlamentit dhe e hoqi postimin nga Facebook-u, por kritikët janë shprehur skeptikë lidhur me sinqeritetin e Listhaug.

Parlamenti e censuroi përmbajtjen e postimit të saj po atë ditë, ndërkohë që Partia e Kuqe e të majtës bëri thirrje për një votëbesim kundër Listhaug.

Partitë e tjera të opozitës, përfshirë Partinë Laburiste e mbështetën këtë lëvizje.//a.i/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.