Shtyhet votimi për Demarkacionin me Malin e Zi

TIRANË, 20 Mars/ATSH/- Seanca plenare në parlamentin e Kosovës për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ka dështuar pasi  qeveria nuk arriti të mbledh 80 vota që kërkohen për miratim.

Seanca e jashtëzakonshme e cila ka filluar në orën 16:00 është duke vazhduar ende. Por sipas të gjitha gjasave votimi do të bëhet nesër në orën 10:00.

Një nga deputetët e LDK-së tha se janë marr vesh për nesër të hidhet në votim pika e rendit të ditës që është seanca për demarkacionin.

/KosovaPress//z.t/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.