FRANCË – Ish-presidenti Sarcozy arrestohet me dyshimin për korrupsion

PARIS, 20 mars /ATSH-AFP-ANSA/ – Ish-shefi francez i shtetit, Nicolas Sarkozy, u vendos sot në mëngjes në paraburgim në lidhje me hetimin për financime të dyshuara nga Libia në fushatën e tij presidenciale të vitit 2007, sipas burimesh pranë hetimit.

Sarkozy, president nga viti 2007 deri në vitin 2012, pyetet për herë të parë në lidhje me këtë hetim nga policët e Zyrës Qendrore të Luftës Kundër Korrupsionit dhe Shkeljet Financiare dhe Fiskale (OCLCIFF) në Nanter, pranë Parisit, njoftoi i njëjti burim, duke konfirmuar kështu informacione të gazetave “Mediapart” dhe “Le Monde”.

Gjyqtarët financiarë po hetojnë që prej prillit 2013 mbi akuzat për financim të fushatës presidenciale të vitit 2007 të Nicolas Sarkozy nga Libia e ish-diktatorit Muamar Kadafi.

Në qendër të këtij hetimi për këto financime të dyshimta është një zarf prej pesë milionë euro cash./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.