Bushati: Presim nga KE hapjen e negociatave në qershor

430

TIRANË, 20 Mars /ATSH- I. Vata/ – “Ka ardhur koha që në qershor të na hapet drita jeshile e negociatave nga “, ka pohuar Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në takimin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”.

Në fjalën e tij, ministri Bushati tha se, “ne jemi të bindur se çfarë po bëjmë se brendshmi me procesin e reformave, me luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, po kështu me reformën masive të drejtësisë që është një shenjë e qartë e vizionit dhe bindjes që nuk gjendet lehtë sot as në Bashkimin Europian e as në ato vende që duan të anëtarësohen në BE”.

Ndërveprimi me Komisionin e Venecias, në shërbimet e Komisioni Europian, tha Bushati, në kohë që janë të vështira për shtetin e se drejtës përgjithësisht në Europë, Shqipëria mund të shihet si model në këtë drejtim.

Në vijim, Bushati shtoi se, “vizioni dhe bindja lidhet me atë çfarë ne bëjmë së jashtmi, Mogherini sapo e përmendi çështjen e harmonizimit në politikën e jashtme të BE-së”.

“Kjo për ne është një zgjedhje, është një zgjedhje e jo një alternativë, sepse ne besojmë mirëfilli në këto vlera dhe duam të bashkohemi me Bashkimin Europian dhe duam ta bëjmë këtë në ketë drejtim”, tha Bushati.

Pika e tretë ka të bëjë me instrumentet, tha Bushati duke vijuar se, “ne e dimë mjaft mirë se çfarë do ta quajmë zgjerim apo konsolidim të projektit europian, duhet të kemi instrumente, qoftë politike apo financiare. Për herë të parë pas axhendës së Selanikut, mirëpresim faktin që kemi një strategji zgjerimi për Ballkanin Perëndimor dhe për procesin transformues të Ballkanit Perëndimor. Do të donim të punonim me Komisionin dhe me shtetet anëtare për të përcaktuar 6 përparësi kryesore si me pabarazitë ekonomike që ndihmojnë të zgjidhim mosmarrëveshjet dypalëshe si edhe për për  përforcimin e bashkëpunimin rajonal”.

“Pika e katërt ka të bëjë me ritmin që u theksua nga kryeministri, presidenti dhe nga Federika. Tashmë koha ka ardhur për shkak të paketës së zgjerimit dhe të samitit të Sofjes edhe mbledhjes së Këshillit Europian në qershor, që të na hapet drita jeshile për nisjen e negociatave, që në fakt është zanafilla e një procesi mjaft të gjatë dhe të vështirë”, theksoi Bushati./r.e//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.