VATIKAN – Vdes ish-kardinali skocez O’Brien, i akuzuar për abuzime seksuale

VATIKAN, 19 mars /ATSH-DPA/ – Ish-kardinali që turpëroi kishën katolike në Skoci, Keith O’Brien, vdiq në moshën 80-vjeçare, njoftoi sot Vatikani gjatë një deklarate.

O’Brien dha dorëheqjen si kardinal në vitin 2015, dy vjet pasi kishte pranuar dhe kërkuar falje për sjellje të pahijshme seksuale.

Ai ishte akuzuar për ngacmime seksuale ndaj priftërinjve.

“Ndonjëherë, sjellja ime seksuale ka qënë nën standardet e duhura, në detyrën time si prift, kryepeshkop dhe kardinal. Të gjithëve atyre që i kam ofenduar, u kërkoj ndjesë dhe faljen e tyre”, tha ai në vitin 2013.

Përpara se të zbulohej skandali,  O’Brien njihej si një kritik i hapur i të drejtave të homoseksualëve.

Ai drejtoi konferencën e Peshkopëve të Skocisë nga 2002-2012.

Ai nuk u përball me akuza penale, por Vatikani e detyroi t’i nënshtrohej një periudhe të ripërtëritjes shpirtërore, lutjes dhe pendesës dhe e përjashtoi nga këshilli i vitit 2013 që vendosi të zgjidhte si kreun e kishës katolike, papa Françeskun./  /a.a/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.