Situata e përmbytjeve, zv. ministri Kote jep detaje nga Shkodra

TIRANE, 19 Mars /ATSH/-Zv. ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote deklaron për ATSH se të dy hidrovorët në qarkun Shkodër, janë në punë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë.

Ai tha se ushtria dhe policia janë në gatishmëri bashkë me strukturat e linjës dhe po ndjekin hap pas hapi çdo zhvillim të situatës së përmbytjeve në Shkodër.

“Janë marrë masat dhe blegtoria e rrezikuar nga përmbytjet është transferuar në zonat e sigurta dhe mbi 1000 ton baza ushqimore është siguruar për këtë sektor” tha Kote.

. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.