Majko viziton bizneset e suksesshme të shqiptarëve në Londër

195

TIRANË, 19 Mars /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko vizitoi të hënën ambientet e një studioje të suksesshme arkitekture në Londër, e themeluar nga persona me origjinë shqiptarë.

Përfaqësuesit e grupit “4 M Group”, e njohën ministrin me projektet ambicioze në qytete të ndryshme, përfshirë Prishtinën. Në planet e tyre është edhe një projekt në bregdetin jugor të Shqipërisë, ende në fazat fillestare. Nga ana e tij, Ministri i Shtetit vlerësoi lart punën e arkitektëve shqiptarë, të cilët i konsideroi një aset të shoqërisë britanike.

Me pas, Majko vizitoi zyrat e një sipërmarrjeje tjetër të suksesshme që mban vulën shqiptare.

Revista zyrtare e parlamentit britanik i ka kushtuar hapësirë në faqet e saj, sipërmarrjes dhe ekspertëve shqiptarë të kontabilitetit.

Z.Tosku//e.caushi/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.