SHBA – Trump-i pret princin trashëgimtar saudit

UASHINGTON, 18 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump priti të martën princin trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane, ku pritet që ai të shprehë kritikat e tij për rivalin rajonal Iranin dhe të paraqesë ndryshimet spektakolare që janë duke u zhvilluar në mbretërinë saudite.

Rreth 10 muaj pas takimit të tyre të fundit, në Riad, kreu i Shtëpisë së Bardhë, 71 vjeç dhe njeriu i ri i fortë i eksportuesit të parë në botë të naftës, 32 vjeç, pritet të shprehin mirëkuptimin e tyre në Zyrën Ovale.

Në këtë takim pritet të flitet për transformimet e thella që kanë ndodhur në Arabinë Saudite, si brenda edhe jashtë, si dhënia e patentës së makinës për gratë, lufta e paprecedentë kundër korrupsionit, lufta në Jemen si dhe përplasja me Katarin.

“Është e jashtëzakonshme (…) këto janë ekuivalente me ndryshimet politike të një gjenerate të tërë që përqëndrohet në një periudhë prej më pak se një vit”, thekson Lori Plotkin Boghardt, ish-analist i CIA-s që aktualisht punon për “Washington Institute” në lidhje me Politikat në Lindjen e Mesme.

I emëruar princ trashëgimtar në qershor 2017 nga babai i tij mbreti Salmane, ai synon të shpalosi vizionin e tij 2030 që përkon me krijimin e një ekonomie më pak të varur nga nafta dhe për të tërhequr më shumë investime të huaja.

Madje, Riadi synon të përshpejtojë programin e tij bërthamor civil duke ndërtuar 16 reaktorë në 20 vitet e ardhshme, për një kosto prej rreth 80 miliardë eurosh./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.