TIRANË, 18 Mars /ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë promovon vlerat turistike të Shqipërisë duke i krahasuar ato me të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ambasada e SHBA-së në Tiranë e titullon postimin, këtu apo atje, duke lënë në dilemë kujt i përket foto, Shqipërisë apo Amerikës.
“🇦🇱 | #KëtuApoAtje | Është një ditë me shi në Tiranë por ne donim t’ju tregonim këtë foto të mrekullueshme të një dite me diell në mal. Ku mendoni se është bërë foto, në Shqipëri apo në Amerikë?”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë./e.caushi/