MOSKË – Rusia voton për presidentin e ri, Putin drejt mandatit të katërt

MOSKË, 18 mars /ATSH-AFP/ – Rusët votojnë sot për një presidenciale që pritet të kurorëzojë triumfin e Vladimir Putin, opozita vijon të denoncojë rastet e mashtrimeve për të legjitimuar një proces zgjedhor pa të papritura.

Presidenti rus, 65 vjeç i përfshirë në një sprovë force me Perëndimin që prej helmimit të ish-agjentit, Sergueï Skripal në Britaninë e Madhe, pritet të fitojë me shumë lehtësi për një mandat të katërt deri në vitin 2024.

Megjithëse në mungesë të pritjes me ankth të rezultatit dhe thirrjeve për bojkot të opozitarit, Alexeï Navalny, Kremlini është angazhuar plotësisht në mënyrë që pjesëmarrja, i vetmi barometër i këtij procesi të jetë sa më i lartë të jetë e mundur këtë të dielë.

Sipas Komisionit Zgjedhor, pjesëmarrja e përgjithshme e votuesve në orën 07:00 GMT ishte 16,55%, ose më e lartë e krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në po të njëjtën orë./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.