FILIPINE – Të paktën tre të vdekur dhe 23 të plagosur për shkak të një zjarri në një hotel në Filipine

MANILA, 18 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur në një zjarr që ra sot në një hotel luksoz në kryeqytetin e Filipineve, sipas burimeve zyrtare.

Më shumë se 300 persona u evakuuan nga hoteli “Waterfront Manila Pavilion”, ku zjarri vazhdoi vazhdon edhe 10 orë pasi filloi.

Arsyet e zjarrit ende nuk dihen, por mendohet se është shkaktuar nga përdorimi i makinerive të saldimit gjatë punimeve restauruese që po bëheshin në një pjesë të hotelit.

Hoteli Manila Pavilion ishte hapur në vitin 1968 dhe ishte duke zhvilluar punime restauruese që prej vitit të kaluar. Ky hotel ndodhet në zonën më turistike të Manilas në lagjen Ermita./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.