Parashikimi i motit, e shtunë 17 mars 2018

393

TIRANE, 17 Mars /ATSH/ -Moti gjatë ditës së sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Sipas shërbimit meteorologjik do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri në orën 12:00 në pjesën veriore.

Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, reshjet fitojnë intensitet dhe janë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rebeshëve në veriperëndim dhe në pjesën qendrore.

Parashikohet që baza e reve të ulëta do të jetë 300 metër.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me 1-28 m/sek. Gjithashtu, pritet erë intensive dhe me rrahje në bregdet në pjesën e parë të ditës.

Deti i forcës do të jetë 7-8 me lartësi dallge 6.0-7.0 metër.

Shikimi 1-10 km, mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore                7°/23°C

Vendet e ulta              12°/26°C

Vendet bregdetare      10°/25°C  /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.