IRAN – Teherani kundër çdo rishikimi të marrëveshjes bërthamore

TEHERAN, 17 mars /ATSH-AFP/ – Irani nuk do të pranojë asnjë ndryshim të mundshëm për të limituar efektet e marrëveshjes ndërkombëtare mbi bërthamoren iraniane, paralajmëroi të shtunën një përgjegjës i lartë i Republikës Islamike ndërkohë që europianët dhe amerikanët kërkojnë të marrin nga Irani garanci shtesë.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndryshim, asnjë interpretim apo masë të re që mund të limitojë këtë marrëveshje të arritur në vitin 2015”, deklaroi admirali, Ali Shamkhani, president i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare (CSSN) gjatë një takimi me ministrin e Omanit për Punët e Jashtme, Youssef ben Alaoui, sipas agjencisë ISNA.

Të premten, një përgjegjës i lartë i departamentit amerikan të Shtetit, Brian Hook deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët e tyre europianë kishin pasur bisedime shumë të mira për një marrëveshje mbi garanci shtesë që duhet t’i kërkohen Teheranit që shkojnë përtej atyre të parashikuara nga marrëveshja mbi bërthamoren iraniane./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.