AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/3/2018

190

SIDNEJ – Samit special i ASEAN-it (Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore).

BALI (Indonezi) – “Dita e heshtjes” festa më e madhe hindu në botë.

LONDËR – Fjalim i kryeministres May para Partisë së saj Konservatore, përqëndruar te çështja ruse dhe Brexit.

VLADIVOSTOK (Rusi) – Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Lindjen e Largme ruse. Pretendent kryesor mbetet presidenti aktual, Vladimir Putin.

VJENË – Manifestim antiracist për një politikë migratore më humane.

ATHINË – Manifestim pro refugjatëve dhe kundër paktit BE-Turqi.​

OTAVA (Kanada) – Vizitë e mbretit belg, Philippe dhe e mbretëreshes Mathilde

KARAKAS (Venezuelë) – Opozita manifeston kundër evazionit fiskal./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.