ATHINË – Konfirmohet kërcënimi ndaj ministrit të Jashtëm grek

ATHINË, 17 mars /ATSH-MIA/ – Burime diplomatike greke konfirmuan për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA lajmin e publikuar nga gazeta greke “Ta Nea” për letrën kërcënuese dhe plumbin dërguar ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

“Vazhdojnë sulmet me kërcënime për jetën e ministrit të Punëve të Jashtme për shkak të çështjes së Maqedonisë, konfirmuan për ANA-MPA-në burimet diplomatike”, shkruan agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA, që publikon edhe detaje të letrës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.