Thaçi e Vuçiç takohen javën e ardhshme në Bruksel

230

PRISHTINË, 16 Mars/ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.

Lajmin e bëri të ditur Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, takimi do të mbahet më 23 mars, në kuadër të dialogut të lehtësuar, ku do të vlerësohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese./KosovaPress//m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.