SOFT NEWS – Vanessa i kërkon Trump Juniorit… divorcin!

NJU JORK, 16 mars /ATSH-DPA/ –  Vanessa Trump ka paraqitur dje, në një gjykatë të Manhatanit, kërkesën për divorc nga djali i madh i presidentit amerikan, Donald  Trump, sipas medias amerikane.

”Vanessa Trump, 40 vjeçe, po kërkon një divorc të pakontestueshëm për t’i dhënë fund martesës së saj 12-vjeçare me Donald Trump Junior”, njoftoi e përditshmja amerikane , “New York Times”.

“Pas 12 vitesh martesë, ne kemi vendosur të ndahemi,” tha çifti gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp.

“Ne do të kemi gjithmonë respekt të madh për njëri-tjetrin dhe për familjet tona, ne kemi pesë fëmijë të bukur së bashku dhe ata mbeten prioriteti ynë kryesor. Ne kërkojmë të ruhet privatësia jonë gjatë kësaj kohe”, sipas deklaratës.

Çifti, i cili ka pesë fëmijë, u prezantua me njëri-tjetrin nga presidenti gjatë një sfilate mode në vitin 2003.

Ata u martuan në vitin 2005 në Mar-a-Lago,  në klubin e familjes Trump në Palm Beach,  në Florida.

Donald Trump Jr, 40 vjeç, ka drejtuar bizneset e kompanisë ”Trump” së bashku me vëllanë e tij, Eric, 34 vjeç, që kur babai i tyre u zgjodh presidenti i SHBA-së./  /a.i/  a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.