Shkurtohet me 40 kilometra largësia e Tiranës me Beratin

315

Shkurtohet me 40 kilometra largësia e Tiranës me Beratin

Shkurtohet me 40 kilometra largësia e Tiranës me BeratinSegment priten të përfundojnë brenda këtij vitit dhe punimet për ndërtimin e tij po zbatojnë standardet e cilësisë, vendosjen e sinjalistikës, ndriçimin në zonat e banuara dhe shtrimin e trotuareve. Me anë të këtij segmenti, shkurtohet gjithashtu edhe largësia me Korçën, përmes Gramshit. Ndërsa pritet të stimulojë zhvillimin bujqësor, agropërpunimin dhe agroturizmin në një zonë që paraqet një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 16.03.2018

TIRANE, 16 Mars /ATSH/ – Punimet në segmentin rrugor Cërrik-Belsh-Dragot, 24.4 kilometra të gjatë, (pjesë e rrugës Cërrik – Belsh – Kuçovë me një gjatësi prej 36 km), e shkurton me rreth 40 kilometra largësinë e Tiranës me Beratin.

Aktualisht në segmentin 15 kilometra Cërrik-Belsh-Grekan, që është dhe loti i parë i kësaj rruge, janë realizuar 51% e punimeve. Ndërsa loti i dytë në segmentin Grekan-Dragot 8,4 kilometra, punimet kanë përfunduar krejtësisht.

Ky segment është një projekt i financuar nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Investim do ta shndërrojë zonën e Dumresë nga një xhep i fshehur, në një pikë tranziti të vizitorëve dhe turistëve.

Segmenti pritet të përfundojë brenda këtij vitit dhe punimet për ndërtimin e tij po zbatojnë standardet e cilësisë, vendosjen e sinjalistikës, ndriçimin në zonat e banuara dhe shtrimin e trotuareve.

Me anë të këtij segmenti, shkurtohet gjithashtu edhe largësia me Korçën, përmes Gramshit. Ndërsa pritet të stimulojë zhvillimin bujqësor, agropërpunimin dhe agroturizmin në një zonë që paraqet një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.

Infrastruktura bashkëkohore, impakti për një zhvillim të ri ekonomiko-social të zonës 

Investimet në infrastrukturë janë një nga prioritet kryesore të qeverisë, si fakt kyç që nxisin zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Rruga “Cërrik – Belsh – Dragot” më në fund, pas 27 vitesh, tmerri i drejtuesve të mjeteve dhe 33 mijë banorëve të Dumresë, duket se do të marrë fund dhe do të sjellë një zhvillim të ri për këtë zonë.

Investimi do t’a shndërrojë zonën e Dumresë nga një xhep i fshehur, në një pikë tranziti. Gjithashtu, kjo rrugë do të krijojë mundësi më të mëdha edhe për investime të tjera në qytetin e Belshit dhe në fshatrat përreth, si në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agroturizmit dhe rritjes së cilësisë së jetesës. Realizimi i këtij segmenti do të ndikonte dukshëm dhe drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së këtij komuniteti.

Një pjesë e segmentit përshkon zonën e Dumresë, e njohur për bujqësinë, peizazhet natyrore (85 liqenet karstike) dhe pozicionin e favorshëm gjeografik.

Ky projekt i bashkangjitet investime të reja që kanë filluar, si në ndërtimin e unazës së qytetit, rikonstruksioni i gjimnazit ”Sami Frashëri” Belsh, projekteve në fushën e turizmit etj, të cilat i japin një hov të ri zhvillimit të zonës dhe përmirësimit ekonomik të saj. /e.xh/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.