Parashikimi i motit, e premte 16 Mars 2018

TIRANE, 16 Mars /ATSH/ – Moti gjatë ditës së sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira.

Sipas shërbimit meteorologjik parashikohen edhe reshje shiu të herëpashershme. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-20m/sek, erë intensive gjatë pasdites dhe me rrahje në bregdet.

Deti parashikohet të jetë i forcës 5 ballë, me lartësi dallge 3.0 metra. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrrijnë:

Temperaturat:

Në vendet malore          5°/10°C

Në vendet e ulta            7°/16°C

Në bregdetare               8°/16°C   /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.