BUKURESHT – FMN-ja paralajmëron Rumaninë, kampionen e BE-së për rritjen ekonomike

BUKURESHT, 16 mars /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri sot thirrje Rumanisë për të treguar kujdes që të shmangë një fryrje të ekonomisë.

Ky shtet ka regjistruar në vitin 2017 një rritje ekonomike me 7%, më e larta në Bashkimin Europian.

”Ashtu si në një maratone, është e rëndësishme për të ruajtur një ritëm të qëndrueshëm, por nëse ecim shumë shpejt gara mund të përfundojë me pasoja negative”, deklaroi Jaewoo Lee, kreu i misionit të FMN-së për Rumaninë, gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, ekonomia shënoi rritje në vitin 2017 në sajë të konsumit për familje, në sfondin e rritjes së pagave dhe uljes së taksave.

Zemërgjerësia e qeverisë social-demokrate çoi në rritje të inflacionit në 4,7% në muajin shkurt gjatë një vit, ose norma më e lartë prej më shumë se katër vitesh dhe një rritje të konsiderueshme të deficitit tregtar.

“Në mungesë të masave shtrënguese buxhetore, rritja ekonomike do të bëhet gjithnjë e më e brishtë dhe besimi i investitorëve në ekonominë rumune rrezikon të bjerë”, paralajmëroi Lee./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.