Bashkia largon mbetjet inerte te Astiri. Aksioni i radhës te Fresku dhe Liqeni i Thatë

TIRANË, 16 Mars/ATSH/ – Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion të gjerë për evadimin e mbetjeve në katër zona të ndryshme të kryeqytetit të cilat gjatë këtyre viteve kanë njohur një zhvillim të shpejtë, por jo urbanizim.

Përmes mjeteve të rënda të Ndërmarrjes së Punëtorëve Nr. 1 dhe punonjësve është mundësuar që në katër pika të zonës së Astirit në kryeqytet të bëhet largimi i mbetjeve të ngurta dhe i grumbujve të plehrave të cilat ishin kthyer jo vetëm në burim infeksioni, por njëkohësisht edhe në rrezik aksidentesh.

Falë kësaj ndërhyrje jo vetëm që ky rrezik është shmangur, por njëkohësisht ka nisur puna edhe për rehabilitimin e këtyre shesheve në hapësira çlodhëse për banorët e zonës së Astirit.

Me përmbylljen e aksionit në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës pritet që të nisë menjëherë punën edhe në zonën e FRESKUT si dhe në zonën e Liqenit të Thatë./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.