Angelina Jolie nis një lidhje të re

TIRANË, 16 Mars/ATSH/ Angelina Jolie pas divorcit me aktorin Brad Pitt, ka nisur tashmë një marrëdhënie të re me kolegun e saj Garrett Hedlund.

Çifti mendohet sipas Radar Online, se është njohur gjatë xhirimeve të “Unbroken” në 2014, ku regjizore ishte vetë aktorja Jolie.

“Ata fillimisht shkëmbyen adresat e e-mail-it, por më pas lanë një takim për darkë.

Angelina është tepër e kënaqur në shoqërinë e Garrett Hedlund dhe po gëzon vëmendjen e e tij”, shkruan portali amerikan.

Nëse shohim fotot e dy aktorëve Brad Pitt si dhe Garrett Hedlund arrijmë në konkluzionin se ata kanë ngjashmëri, përshkruan Radar Online.

Aktori 33-vjeçar ka interpretuar edhe me Brad Pitt në filmin “Troja”.

Garrett Hedlund ka qenë i lidhur me Kirsten Dunst nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Ai është i njohur për rolin e tij “On the road” të Walter Salles. /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.