SPORT – Valentino Rossi zgjat kontratën me ”Yamaha”-n

PARIS, 15 mars /ATSH-AFP/ – Italiani Valentino Rossi, nëntë herë kampion bote, zgjati kontratën me “Movistar Yamaha MotoGP” për dy sezone të tjera, 2019 dhe 2020, njoftoi sot prodhuesi japonez.

“Kur firmosa kontratën time të mëparshme me ‘Yamaha’-n, në mars 2016, mendoja nëse do të ishte e fundit në MotoGP”, kujton Rossi, 39 vjeç.

“Mora dy vite kohë për të vendosur. Dola në përfundimin se dua të vazhdoj të garoj, sepse dua të jem ende një pilot në ‘MotoGP’ (…) është ajo që më mundëson të ndihem mirë”, theksoi ai.

Ky njoftim erdhi kur ”veterani”, i lindur më 16 shkurt 1979, përgatitej të mbyllte sezonin e tij të 23-të të kampionatit botëror dhe i 13-ti me Yamaha-n, në Çmimin e Madh të Katarit, që zhvillohet nga e premtja në të dielë./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.