Shqipëri-Gjermani, rritje të bashkëpunim mes policive të dy vendeve

TIRANE, 15 Mars /ATSH/ -Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj pritën përfaqësuesit e Universitetit Policor të Munsterit të Gjermani,

të kryesuar nga Zv/presidenti Matthias Zeiser, si dhe Shefi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit dhe Shef i Pikave të Kontaktit të Gjermanisë të CEPOL-it, Lars Vagner.

Takimi kishte në qendër të diskutimit shkëmbimin e eksperiencave në fushën e arsimimit dhe rekrutimit, të punonjësve të policisë.

Drejtori Veliu dhe zyrtari gjerman vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Akademisë së Sigurisë dhe Universitetit Policor të Munsterit, si dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes dy institucioneve të arsimit.

Kjo për të krijuar në Shqipëri një model arsimi policor të ngjashëm me atë gjerman, për të rritur profesionalizmin e Policisë së Shtetit.

Delegacioni do të zhvillojë takime dhe leksione në Akademinë e Sigurisë me studentët e Fakultetit për Hetimin e Krimit dhe stafin pedagogjik. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.