Ambasada egjiptiane informon qytetarët e saj për zgjedhjet presidenciale

310

TIRANË, 15 mars /ATSH/ – Në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale 2018 në Republikën Arabe të Egjiptit, ambasada e Republikës Arabe të Egjiptit në Shqipëri ka nderin të informojë anëtarët e komunitetit egjiptian se procesi i votimit do të zhvillohet në selinë e ambasadës në Tiranë gjatë periudhës nga 16 deri 18 mars 2018, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 gjatë ditëve të votimit, thuhet në një njoftim për median nga ambasada e Egjiptit në Tiranë.

”Ambasada u kërkon anëtarëve të komunitetit për të paraqitur kartën e identitetit origjinale ose pasaportën biometrike me kusht që të jenë të vlefshme ditën e votimit dhe të sigurohen për regjistrimin e tyre në listat e të dhënave të votuesve përmes faqes zyrtare të internetit të Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve dhe numrin kombëtar të kartës ID para ardhjes në votim”, përfudnon njoftimi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.