BERLIN – Merkel merr mandatin e katërt si kancelare

262

BERLIN, 14 mars /ATSH-DPA/ – Angela Merkel mori sot mandatin e katërt nga Bungestagu, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, për të qenë në krye të qeverisë.

Merkel mori 364 vota pro nga 688 deputetë, të cilët votuan në mënyrë të fshehtë.

Asaj i duheshin një minimum prej 355 votash në parlamentin prej 709 vendesh, çka do të thotë se ajo u zgjodh kancelare që në raundin e parë të votimit.

Ndërkohë, 315 deputetë votuan kundër dhe nëntë abstenuan.

Për herë të parë, në këtë votim mori pjesë edhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, ashtu si nëna e saj, Herlind Kasner.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kishte propozuar Merkelin si kancelare, konform kushtetutës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.