Të prekurit nga fruthi, ISHP: Situata nën kontroll

230

Të prekurit nga fruthi, ISHP: Situata nën kontroll

Të prekurit nga fruthi, ISHP: Situata nën kontrollKështu raporton Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara, për kontrollin e imunizimit, kryesisht për vaksinës ndaj fruthit, të zinxhirit ftohës dhe evidentimin e fëmijëve që nuk e kanë bërë ende vaksinën, me qëllim vaksinimin e menjëhershëm të tyre. ugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare për simptomat e një personi që infektohet me këtë sëmundje.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 13.03.2018

TIRANË,13 Mars/ATSH-Z.Tosku/-Autoritetet Shëndetësore kanë marrë një sërë masash për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar pas rasteve të personave të infektuar me fruth, fenomen ky jo vetëm i Shqipërisë,  por edhe i Europës.

Nga janari deri tani, numri i të vaksinuarve kundër fruthit ka arritur në rreth 30 mijë persona, përfshirë edhe vaksinimin rutinë për fëmijët që mbushin 1 në 5 vjeç.

Dr. Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se deri në këtë moment, numërohen në total, 271 rastesh të infektuar me fruth në nivel kombëtar, ku 181 prej këtyre rasteve vijnë nga kryeqyteti.

Tomini ka folur gjithashtu edhe për simptomat e një personi që infektohet me këtë sëmundje.

“Nëse një person është i infektuar me fruth, kjo sëmundje ngjan me infeksionet virale, respiratore siç është virusi i gripit si: ka injektim të pjesës së bardhë të syve, rrufë, kollë, lotim nga sytë,  temperaturë që i persiston mbi 72 orë apo qoftë edhe 24 orë dhe pas 3-4 ditësh, shfaqen shenjat në lëkurë (pikat) që fillojnë në pjesën e pas veshëve, në fytyre në pjesën e qafës, në ekstremitet e sipërme dhe të poshtme”, ka sqaruar ajo.

Gjithashtu, për rastet të cilat gjykohen të lehta, pra ku nuk pacienti nuk e ka të nevojshme shtrimin në spital, rekomandohet izolimi i tyre në shtëpi dhe monitorimi nga mjeku i përgjithshëm. Sipas Tominit, pacienti nuk duhet të vizitojë ambjente si: kafene, teatro etj por duhet të qëndrojë i izoluar në shtëpi, duke shmangur kontaktin me njerëzit.

“Në rastet kur nuk gjykohet se personi është për t’u shtruar në spital, personi izolohet në shtëpi dhe monitorohet nga mjeku i përgjithshëm pasi është marë një monstër gjaku për t’u testuar në ISHP. Ky lloj monitorimi bëhet në bashkëpunim me drejtoritë e Shëndetit Publik të çdo rrethi, përfshirë edhe tiranën si kryeqendër për ndjekjen e kontakteve të rastit që duhet të vaksionohen apo të shihet historiku vaksinal në Shqipëri” , ka thënë Dr.Tomini.

Nga ana e saj, menaxherja e programit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj ka thënë se nga  30 mijë të vaksinuar, 3800 janë të vaksinuar të prapambetur, 9000 vaksinime rutinë, 15 mijë vaksinime të adultëve (që nuk u vaksinuan në kohë vitin e kaluar në thirrjen e ISHP-së), vaksinim të personave të kontaktit( personat që kanë qenë pranë një personi me fruth)etj.

Nelaj ka dhënë shifra edhe në lidhje me vaksinimit e komunitetit rom, pra me dhënien e shërbimit pranë vendbanimeve të tyre, duke deklaruar se numri i vaksinimeve të kryera në të gjithë Shqipërinë, vetëm në këtë periudhë të shkurtër është 1100.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për vaksinim por edhe për vizita të rregullta nga mjket e familjes. Të tërë mjeket janë angazhuar pranë komunitetit rom për t’i viziatuar ata, për t’i ndekjur dhe për të plotësuar vaksinimin e tyre.Kemi rreth 1100 vaksinime të kryera në këtë periudhë të shkurtër në të gjithë Shqipërinë.

Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian ku sëmundja ka prekur përreth 21,315 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017 dhe po këtë vit epidemi të mëdha fruthi kanë prekur 1 ne 4 vende europiane. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.