SPORT – Roma arrin një përmbysje historike në Olimpico

370

ROMË, 13 mars /ATSH/ – Në ndeshjen e kthimit të një të tetave të Ligës së Kampioneve, Roma arrin të mundë Shakhtar Donetsk me rezultatin 1-0 dhe kualifikohet për një të katërtën e finaleve.

Ekipi i Romës përmbysën rezultatin 2-1 të pësuar në ndeshjen e zhvilluar në Ukrainë falë një goli të shënuar nga Dzeko në minutën e 52-të.

Në minutën e 78-të ukrainasit mbetën me 10 lojtarë pas largimit të Ordets, që i ndërhyri keq nga pas Dzeko-s që po shkonte në drejtim të portës./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.