SIRI – Ushtria turke rrethon qendrën e Afrinit

ANKARA, 13 mars /ATSH-AA/ – Ushtria turke njoftoi sot se në kuadër të operacionit “Dega e ullirit”, nga dita e djeshme është rrethuar edhe qendra e qytetit të Afrinit.

Gjatë këtij operacioni, i nisur nga forcat e armatosura turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar 3 393 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri për neutralizimin e terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe ISIS-it si dhe për të shpëtuar popullsinë civile nga presioni dhe persekutimi i terroristëve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.