SHBA – Trump: Tillerson largohet nga detyra e sekretarit të Shtetit

UASHINGTON, 13 mars /ATSH-DPA/ – Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson u largua nga posti dhe do të zëvendësohet nga shefi i CIA-s, Mike Pompeo, njoftoi sot në Twitter presidenti amerikan, Donald Trump.

”Pompeo do të bëjë një punë fantastike! Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin!”, shkruan Trump.

“Përgëzime të gjithëve!”, shton ai.

Dhjetorin e kaluar, Trump hodhi poshtë refuzimet se ditët e Tillersonit ishin të numëruara duke thënë se të dy bashkë punonin ”shumë mirë”.

Trump shtoi se Gina Haspel do të jetë shefja e re e CIA-s, e para grua që do të jetë në krye të Agjencisë Qendrore të Shërbimit Sekret./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.