SHBA – Tillerson: Presioni mbi Korenë e Veriut dha frytet e saj përtej pritshmërive

228

UASHINGTON, 13 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, shkarkimi i të cilit u njoftua sot në mëngjes nga presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut ka dhënë “frutet” e saj përtej pritshmërive.

Në një deklaratë të shkurtër, ish-pronari i industrisë që do të vazhdojë deri në fund të marsit të jetë shef i diplomacisë amerikane, numëroi disa arritje, duke filluar nga Koreja e Veriut.

“Duke punuar me aleatët tanë, ne kemi tejkaluar pritshmëritë e të gjithë botës me fushatën e presionit mbi Korenë e Veriut”, tha ai.

Donald Trump dhe kreu koreanoverior, Kim Jong Un pritet të takohen në fund të majit./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.