Sharon Stone, nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj adoptivë

293

TIRANË, 13 Mars /ATSH/ Në një intervistë për revistën italiane ‘Chi’ aktorja tregon se edhe pse fati nuk e deshi që ajo të bëhej nënë, jeta i ka ndryshuar ndjeshëm me fëmijët e saj adoptivë.

“Do të doja që njerëzit të më kujtonin si një nënë të mirë, se sa një aktore të madhe.

Më parë kisha synime të mëdha, tani jo më. Jetoj dhe jam e lumtur për orët që kaloj me fëmijët dhe sigurisht që jam më e sjellshme me njërëzit që më rrethojnë. Mendoj se jam bërë një njeri më i mirë”, tha Sharon Stone.

Më tej ajo tregon për fëmjët e saj të adoptuar: ‘’Ka shumë fëmijë në botë që kërkojnë një familje. Dhe unë mendoj se adoptimi është rruga e dytë që Zoti na ka dhënë për të patur fëmijë. Të qënit human nuk vjen nga fakti se kush të lind, por nga se kush të do”, tha aktorja, duke treguar për herë të parë këtë pjesë të jetës së saj.

Momentet delikate të jetës së saj kanë qënë “Adoptimi i djalit të parë Roan, hemoragjia cerebrale që e goditi në kohën kur ish-bashkëshorti i kërkoi divorcin”, rrëfeu aktorja.

”Për aq ditë sa isha në botën e përtejme, më bëri të ndryshoj plotësisht jetën time dhe mënyrën e të menduarit.

Ishi im mori kujdestarinë e djalit dhe kjo u bë vetëm me një fjali: nëna është aktore, ka hemoragji cerebrale dhe ka interpretuar role jo etike në shumë filma.

Për mua kjo ishte një goditje, që më bëri të rikthehem dhe të adoptoj dy fëmijë të tjerë, Liam dhe Quinn e ata më dhanë forcën për të rifilluar jetën”.

Më pas Sharon Stone foli për tashmen: “Bëj më të mirën time për të qenë në formë. Kujdesem për veten si dhe për fizikun tim për t’u ndjere mirë me veten. Sensualiteti vjen nga thellësia”.

”Vetëm femrat që ndihen mirë me veten kanë forcën për të qenë edhe seksi”, deklaron aktorja. Ajo po jeton një lidhje dashurie me një sipërmarrës italian më të ri se ajo. /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.